Hoxhaj: Kurti është tallur me votën që ia dhanë qytetarët

by Nexhat

Ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ka kritikuar ashpër Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen për, siç thotë ai, dështimin për të krijuar institucionet dhe për krizën e re politike në vend.

“Nëse një klasë politike me përgjegjësin kryesor dhe të vetëm Albin Kurtin dhe VV-në, nuk arrin që t’i krijojë institucionet dhe bëhemi hor i botës, bëhemi përrallë”, ka deklaruar Hoxhaj në Klan Kosova.

banner

Ai ka shtuar se nuk e kishte imagjinuar kurrë që “dikush i merr 48 deputetë, vjen në Kuvend të Kosovës dhe tallet duke i marr 56 vota dhe bën sikurse nuk ndodhi asgjë”.

Sipas Hoxhajt, një sjellje e tillë është “tallje me votën që ia kanë dhënë qytetarët”.

Duke folur për veprimet e kryeministrit në detyrë, Hoxhaj ka theksuar se “përpjekja e tij është me qëndru mbi institucionet e Kosovës, mbi rregullat, mbi ligjin, mbi parimet, mbi Kushtetutën”, duke kujtuar se “për atë e kanë shkel Kushtetutën disa herë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy