Klodjan Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK’ut

by Nexhat

Klodjan Braho është kreu i ri i SPAK.

Ai u zgjodh me 7 vota, ndërkohë Adnan Xholi mori 3 vota, 1 votë mori Elvin Gokaj ndërsa Doloreza Musabelli nuk mori asnjë votë.

banner

Braho do të jetë pasuesi i Altin Dumanit.

Pas mbylljes së procesit, Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka përgëzuar prokurorin duke thënë se SPAK ka rol thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Kemi ardhur këtu të tregojmë mbështetjen tonë për KLP, por edhe për të treguar interes në procedurën e emërimit. SPAK ka rol thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Është një nga kërkesat kyçe për në BE. Dje thamë që ajo që kërkojmë është një kryetar që do të vijojë punën e SPAK, dhe ajo që kërkonim ishte një kandidat me nivele pavarësie dhe integritet. Uroj z.Braho dhe që mirëpresim bashkëpunimin me të në vijim”, u shpreh Gonzato./TCh/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy