Kurti e mbron Rozeta Hajdarin pasi u ngrit aktakuzë ndaj saj: Prokuroria ka bërë shkelje, jo ministrja

by Nexhat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar në “Politiko” aktakuzën kundër ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, duke theksuar se i beson plotësisht ministres dhe se çdo deklaratë e saj është e saktë.

Kurti sulmoi Prokurorinë duke thënë se Prokuroria Speciale është ajo që ka bërë shkelje në këtë rast, dhe jo ministrja Hajdari.

banner

“Gjithçka që ka thënë ministrja Hajdari në konferencën pas ngritjes së aktakuzës është e vërtetë dhe e saktë…”, ka deklaruar Kurti.

Sipas asaj që beson Kurti, “Prokuroria në atë rast ka bërë shkelje dhe jo ministrja Hajdari”.

Tutje, Kurti thotë se kjo do të sqarohet gjatë gjykimit, ku sipas tij “Hajdari është plotësisht bashkëpunuese”.

Ministrja Hajdari ndodhet në gjykim për rastin e rezervave shtetërore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy