Federata Ukrainase e Futbollit (UAF) ka vendosur për vendin ku do luajë play-off e kualifikueseve të Botërorit 2026. Ekipi kombëtar ukrainas, do të luajë takimet e saj në Valencia, Spanjë.
Komiteti Ekzekutiv i Federatës miratoi sot vendimin, ku thuhej se ndeshjet do mbahet në stadiumin “Ciutat de València”.
Stadiumi, i cili ka kapacitet 26,354 spektatorë, u zgjodh nga disa opsione në vende të ndryshme, pasi u pa si alternativa më e mirë.
Sipas kalendarit të ndeshjeve “play-off”, skuadra e Serhiy Rebrov do të luajë një ndeshje gjysmëfinale kundër kombëtares suedeze më 26 mars 2026. Nëse ka sukses, më 31 mars, në të njëjtin stadium, ukrainasit do të luajnë në finale për një biletë për në Kupën e Botës kundër fituesit të çiftit Poloni-Shqipëri.


