Kandidati për drejtimin e SPAK, prokurori Elvin Gokaj, gjatë paraqitjes së platformës së tij, theksoi se është i gatshëm ti shërbejë drejtësisë shqiptare dhe ta udhëheq drejt një faze të re, ku efikasiteti dhe llogaridhënia të jenë standarde. Gokaj deklaroi se drejtësia është e shenjtë dhe e pandarë nga integriteti dhe morali.
Ai tha se vetëm së bashku mund të ndërtojmë një institucion, që ruan pavarësinë dhe mbron të drejtat dhe liritë themelore të çdo qytetari.
“I gatshëm ti shërbej drejtësisë shqiptare dhe ta udhëheq drejt një faze të re pjekurie ku efikasiteti dhe llogaridhënia të jenë standarde. Drejtësia është e shenjtë dhe e pandarë nga integriteti dhe morali. Vetëm se bashku mund të ndërtojmë institucion që ruan pavarësinë dhe mbron të drejtat dhe liritë themelore të çdo qytetari. Zotimi im të konsolidoj SPAK, pavarësinë dhe besueshmërinë, që ky institucion vepron shpejt ty ku duhet dhe me masën e duhur. Ky është angazhimi im dhe vizioni që ofroj për drejtimin e SPAK,” tha ai.

