Raporti i D+: Mbi 12 mijë euro shpenzime për t’u bërë deputet

by Nexhat

Një kandidat fitues për t’u bërë deputet shpenzon mesatarisht 12,150 euro, thuhet në raportin “Kostoja e politikës në Kosovë” të publikuar të enjten, një studim nga Democracy Plus (D+) dhe Westminster Foundation for Democracy (WFD) që analizon shpenzimet e kandidatëve për deputetë gjatë zgjedhjeve nacionale të vitit 2025 dhe ndikimin e tyre në konkurrencën politike, barazinë e mundësive dhe integritetin zgjedhor.

Sipas raportit, mesatarja e shpenzimeve për një kandidat është 9,463 euro, ndërsa kandidatët fitues shpenzojnë mesatarisht 12,150 euro, ndërsa kandidatët e pazgjedhur vetëm 4,090 euro. Raporti gjithashtu tregon se gratë kanë shpenzuar më shumë se burrat gjatë fushatës zgjedhore, duke shpenzuar rreth 15 mijë euro, krahasuar me 6 mijë euro të burrave.

banner

Graeme Ramshaw, drejtor për Cilësi dhe Inovacion në Fondacionin Westminster për Demokraci, ka thënë se raporti fokusohet veçanërisht tek rinia dhe gratë në garën zgjedhore.

“Për t’u bërë deputet është sfidë jo vetëm marrja e pozitës, por edhe shpenzimet e nevojshme. Fushatat po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta; kandidatët varen shumë nga financimi personal, ndërsa gratë shpesh marrin hua nga të afërmit”, ka thënë ai.

Albert Krasniqi, drejtor i Programeve në Demokraci Plus, prezantoi metodologjinë e hulumtimit, duke shpjeguar se analiza u bazua në intervista gjysmë të strukturuara me kandidatë dhe deputetë, si dhe fokus-grupe me politikanë, gazetarë dhe ekspertë të shoqërisë civile.

Raporti evidenton se rekrutimi i kandidatëve në partitë kryesore pasqyron presione sistemore dhe tradita partiake specifike. Kandidatët shpesh përfshihen në politikë bazuar te popullariteti i jashtëm, financat personale dhe mbështetja e liderit, sesa përmes aktivizmit politik afatgjatë.

Analiza e tri partive kryesore – LVV, PDK dhe LDK – tregoi se kriteret për rekrutim përfshijnë përfaqësimin gjeografik, aftësinë për të polarizuar temat qendrore, afërsinë me liderin, profilin profesional dhe lidhjet me komunitetin dhe biznesin. Shpenzimet e fushatës ndahen në tre fusha: takime me qytetarët, prani dhe ndikim digjital, si dhe stafi dhe aktivitetet për ditën e zgjedhjeve.

Sipas raportit, lidhja mes shpenzimeve dhe suksesit zgjedhor është e dukshme: kandidatët që shpenzojnë më pak se 2,500 euro rrallë fitojnë ulëse, ata që shpenzojnë mes 2,500 dhe 7,999 euro kanë më shumë gjasa të fitojnë,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy