SHBA uron kreun e ri të SPAK-ut

by Nexhat

Shtetet e Bashkuara presin të vazhdojnë partneritetin e fortë me kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK-ut.

Ky është ky mesazhi i Ambasadës amerikane në Tiranë, pak orë pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Klodian Braho, pasi Altin Dumani u largua nga ky post pas skadimit të mandatit trevjeçar, raporton KP.

banner

“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si kryeprokuror i SPAK. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës”, thuhet në njoftim.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) në Shqipëri zhvilloi sot mbledhjen për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Drejtuesi i ri i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), u zgjodh Klodian Braho, i cili mori shtatë vota. I dyti me tri vota u rendit Adnan Xholi, Elvin Gokaj mori një votë, ndërsa Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.

Mbledhja u organizua në praninë e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT si dhe përfaqësues të misioneve diplomatike, mes tyre e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së, Nancy Van Horn dhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy