Ali Ahmeti përkrah protestën e OVL-UÇK-së në Shkup, bën thirrje për pjesëmarrje

by Nexhat

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar mbështetjen e tij për protestën e thirrur nga OVL-UÇK në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin që do të mbahet nesër, më 13 dhjetor, në orën 13:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

banner

Ai ka theksuar se protesta synon kërkesën për drejtësi dhe hedhjen poshtë të akuzave të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia, duke shtuar se pjesëmarrja është një akt përgjegjësie për nderimin e sakrificës dhe mbrojtjen e së vërtetës historike.

“Nesër, më 13 dhjetor, në orën 13:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, bashkohemi për një qëllim të qartë: kërkesën për drejtësi dhe hedhjen poshtë të akuzave të fabrikuara të Serbisë dhe Rusisë.

Ne dalim me përgjegjësi, për të nderuar sakrificën dhe për të mbrojtur të vërtetën e historisë sonë.

Liria ka emër, UÇK. Dhe ky emër mbetet pjesë e identitetit dhe dinjitetit tonë kombëtar.

Ju ftoj të gjithëve që nesër të jemi bashkë”, shkroi Ahmeti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy