Tyson Fury, i njohur si “Mbreti Gipsy”, pritet të rikthehet në ring pas një pauze të gjatë. Boksieri 37-vjeçar do të përballet me rivalin e madh britanik, Anthony Joshua, në një duel shumë të pritur nga tifozët e boksit.
Sipas revistës prestigjioze The Ring, përballja mes Furyt dhe Joshuas është planifikuar të zhvillohet në vitin 2026 dhe do të jetë pjesë e sezonit sportiv që organizohet në Riad.
Dalja e fundit e Tyson Furyt në ring ishte në vitin 2024, kur ai pësoi dy humbje radhazi ndaj kampionit ukrainas Oleksandr Usyk: fillimisht me vendim të ndarë dhe më pas me vendim unanim, ku të tre gjyqtarët e vlerësuan rezultatin 116-112.
Edhe Anthony Joshua u ngjit për herë të fundit në ring në vitin 2024, por ndeshja nuk shkoi sipas pritshmërive, pasi ai u mposht me nokaut teknik nga Daniel Dubois në raundin e pestë.

