Parashikimi i motit për të shtunën: Mjegull, erë e lehtë dhe kushte të mira agrometeorologjike

by informim peje

Mbi vendin tonë të shtunën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, në mëngjes parashihet të ketë mjegull e cila në disa zona të thelle mbetet e qëndrueshme edhe gjatë ditës.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.

banner

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6 deri në 9 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, kushtet agrometeorologjike aktuale në vend janë relativisht të favorshme për kryerjen e punimeve në bujqësi.

Për shkak të reshjeve të shumta gjatë muajit nëntor, shumë bujq nuk kanë arritur t’i mbjellin sipërfaqet e tyre me grurë në afatin optimal. Megjithatë, mbjellja e grurit në dhjetor ende është e mundur, me kusht që të respektohen disa rekomandime agronomike dhe teknike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy