Pas Prishtinës e Tiranës, protesta për ish-krerët e UÇK-së mbahet sot në Shkup

by informim peje

Në sheshin e Shkupit, sot mbahet protesta e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ata kanë njoftuar se protesta në Shkup do të jetë paqësore.

banner

Qëllimi i protestës, sipas organizatorëve, është shprehja e pakënaqësive të akumuluara lidhur me trajtimin që u është bërë ish-krerëve të UÇK-së, veteranëve dhe procesit të përgjithshëm të drejtësisë që, sipas tyre, shpesh është zhvilluar me padrejtësi, paqartësi dhe pa respekt të plotë për kontributin e tyre në lirinë e vendit.

Kjo protestë vjen pas disa tubimeve të zhvilluara më herët në Prishtinë, Tiranë dhe qytete të tjera, të cilat kanë synuar të ngrenë zërin kundër, sipas veteranëve, një procesi të padrejtë dhe politikisht të motivuar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy