Presidentja Osmani takon Papa Leonin XIV, diskutohen marrëdhëniet Kosovë–Vatikan dhe çështja e njohjes së pavarësisë

by engel

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se sot është zhvilluar një takim zyrtar me Papa Leonin XIV, Kardinalin Pietro Parolin, sekretar i Shtetit të Vatikanit, si dhe me Monsinjorin Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhënie me Shtetet.

Sipas njoftimit, takimi është vlerësuar si përmbajtësor dhe është përqendruar në çështje me interes të ndërsjellë. Gjatë bisedës është shprehur shpresa dhe besimi i qytetarëve të Kosovës që Selia e Shenjtë të shqyrtojë mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, duke u theksuar se një hap i tillë do të kishte ndikim pozitiv në mirëqenien e vendit dhe në forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

banner

Në takim Presidentja Osmani ka përmendur edhe figurat historike të Kosovës, respektivisht të Dardanisë antike për t’ia rikujtuar Atit të Shenjtë se kontributi i figurave të njohura historike si Skenderbeu, Nëna Tereze, Perandori Konstandin dhe Perandori Justinian ishin me prejardhje nga kjo hapësirë në historinë evropiane dhe kishin kontribuar shumë për paqe dhe humanizëm.

Po ashtu, në prag të festës së Krishtlindjes, janë përcjellë urime në emër të popullit të Kosovës, me mesazhe për paqe, humanizëm dhe respekt në mbarë botën. Me këtë rast, Presidentja Osmani ka ftuar Papa Leonin XIV që të vizitojë Kosovën në një kohë sa më të afërt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy