Shkodër: zjarri përfshiu supermarketin në orët e para të mëngjesit, nuk ka të lënduar

by informim peje

Një supermarket në zonën e Kryebushatit, në Bashkinë Vau-Dejë, është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, duke u shkrumbuar pothuajse plotësisht.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

banner

Raportohet se një nga pistat paraprake është shkëndija elektrike në ambientet e brendshme të supermarketit.

“Rreth orëve të para të mëngjesit, në vendin e quajtur Kryebushat, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një subjekt tregtar, ‘supermarket’. Nga zjarri nuk ka pasur persona të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton Policia

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy