Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikimit të drogës në Amerikën Latine

by informim peje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të premten se Uashingtoni synon të nisë operacione ushtarake tokësore kundër rrjeteve të trafikimit të drogës në Amerikën Latine, duke theksuar se koha dhe vendi i këtyre veprimeve nuk janë përcaktuar ende.

Duke folur nga Zyra Ovale, Trump deklaroi se SHBA-ja po hyn në një fazë të re të fushatës së saj ushtarake kundër drogës, pas operacioneve të zhvilluara tashmë në det. “Ne kemi neutralizuar 96% të drogës që vinte nga deti dhe tani po fillojmë nga toka. Dhe nga toka është shumë më e lehtë, dhe kjo do të fillojë të ndodhë”, u shpreh ai para gazetarëve.

banner

Presidenti amerikan ka paralajmëruar ditët e fundit një zgjerim të operacioneve, pas një serie sulmesh të kryera nga Pentagoni kundër anijeve që, sipas forcave të armatosura amerikane, janë përdorur për transportimin e drogës në ujërat ndërkombëtare pranë brigjeve të Amerikës së Jugut.

Megjithëse retorika e Shtëpisë së Bardhë është interpretuar gjerësisht si një formë presioni ndaj Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, Trump theksoi se operacionet e mundshme tokësore nuk do të kufizohen domosdoshmërisht në atë vend. “Nuk është e thënë që të jenë vetëm në Venezuelë”, tha ai, duke shtuar se “njerëzit që sjellin drogë në vendin tonë janë shënjestra”.

Trump i krahasoi përpjekjet kundër trafikimit të drogës me operacione lufte, duke argumentuar se, nëse vdekjet nga mbidozat do të llogariteshin si viktima lufte, “do të ishte një luftë pa precedent”. Ndërkohë, më herët gjatë javës, presidenti venezuelian Nicolas Maduro paralajmëroi se në rast të një sulmi të huaj, klasa punëtore duhet të hyjë në një “grevë të përgjithshme kryengritëse” dhe të kërkojë “një revolucion edhe më radikal”, duke rritur më tej tensionet dhe rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit në rajon.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy