Vizitë zyrtare në Vatikan: Presidentja Osmani takohet me Papën dhe krerët e Selisë së Shenjtë

by informim peje

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se sot, në orën 10:00, Vjosa Osmani, do të takohet me Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik.

Presidentja do të zhvillojë takim edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

banner

“Gjatë vizitës në Vatikan, Presidentja Osmani do të vizitojë edhe Bazilikën e Shën Pjetrit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ndërkaq, në selinë e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Selinë e Shenjtë, e para e shtetit do të organizojë një pritje të fundvitit me përfaqësues të Selisë së Shenjtë, përfaqësues diplomatikë dhe personalitete të tjera.

Gjatë kësaj vizite, ajo thuhet se do të realizojë edhe një sërë aktivitetesh të tjera me qëllim të thellimit të raporteve ndërmjet shtetit tonë dhe Selisë së Shenjtë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy