Fatmir Asllani prezanton prioritetet: 3 zotime konkrete që e përmirësojnë jetën e qytetarëve

by engel

Kandidati i LDK-së për Kuvendin e Kosovës, Fatmir Asllani, me përvojë dy mandate si nënkryetar i komunës, po hyn në garën elektorale me një qasje të hapur, të drejtpërdrejtë dhe të përgjegjshme ndaj qytetarëve. Në vend të vetëm promovimit dhe premtimeve të zakonshme, Asllani ka zgjedhur transparencën dhe prioritetet reale, duke ndarë publikisht projektet që, sipas tij, ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës të qytetarëve.

Në fokus të vizionit të tij janë tri zotime madhore: rishikimi i parkut nacional për të garantuar mbrojtjen e natyrës dhe zhvillimin e qëndrueshëm, zgjidhja përfundimtare e problemit të deponive të mbeturinave për një mjedis më të pastër, si dhe ndërtimi i impianteve për trajtimin e ujërave të zeza, që do të sigurojnë shëndet publik dhe standarde evropiane për Pejën.

banner

Asllani thekson se llogaridhënia ndaj qytetarëve do të jetë shtylla kryesore gjatë mandatit të tij, me çdo veprim transparent dhe të matshëm. Me mesazhin e qartë se Peja meriton më shumë, kandidati i LDK-së ofron një platformë të bazuar në punë, përgjegjësi dhe rezultate konkrete, duke synuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy