Kryeministri australian: Sulmi në Sidnei është terrorizëm

by Nexhat

Të shtënat masive në plazhin Bondi jashtë Sidneit që lanë të paktën 11 të vdekur janë një sulm ndaj komunitetit hebre, thanë zyrtarë të lartë australianë, dhe policia e ka cilësuar atë si një sulm terrorist.

Kryeministri australian, Anthony Albanese tha se ishte një sulm terrorist shkatërrues ndaj hebrenjve australianë në ditën e parë të Hanukkah, duke thënë se ishte e vështirë të kuptohej e keqja që kishte ndodhur,  

banner

“Një akt i lig antisemitizmi, terrorizmi që goditi zemrën e kombit tonë”, tha Albanese.

Ai tha se do të bëhen të gjitha përpjekjet për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e komunitetit hebre dhe shtoi se policia dhe agjencitë e sigurisë po punojnë për të identifikuar të gjithë personat e lidhur me këtë sulm të synuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy