Një person i plagosur ‘aksidentalisht’ në Pejë, Policia: I dyshuari është dërguar në stacion për intervistim

by Nexhat

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Pejës dhe i njëjti dyshohet se është plagosur aksidentalisht nga dikush tjetër.

Fadil Gashi, zëdhënës në Policinë Rajonale të Pejës, tha për Gazetën Express se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim.

banner

Konfirmimi i tij i plotë:

Pas orës 19:00 policia është njoftuar nga Spitali i Pejës se një person ka shkuar atje i lënduar nga arma e zjarrit. Ai dyshohet se është plagosur aksidentalisht nga një person. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë, ndërkaq i dyshuari është shoqëruar për në stacion policor, ku pritet të intervistohet

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy