Numri i viktimave pas sulmit në Bondi Beach të Sydneyt ka shkuar në 15 vetë.
Mes viktimave është edhe një vajzë 10-vjeçare, raporton BBC,
Këtë lajm e ka bërë të ditur policia e New South Wales në njoftimin më të fundit.
Ata po ashtu kanë treguar që të dyshuarit janë baba e bir, ku babai tashmë është vrarë teksa djali i tij është në gjendje kritike.

