64-vjeçari George Clooney vendos familjen mbi karrierën: Jo më puthje në filma

by informim peje

Aktori i Hollydoodit, George Clooney, ka thënë se nuk do të puthet më me vajza më nëpër filma për shkak të moshës dhe një premtimi që i ka bërë bashkëshortes së tij, Amal.

64 vjeçi, i cili është baba i binjakëve 8-vjeçarë, Ella dhe Alexander, që i ka me partneren avokate, ka pranuar se nuk e sheh më veten duke u puthur me vajza nëpër filmat që bën dhe po dëshiron ta ndjekë shembullin e yllit Paul Newman.

banner

“Në rregull, nuk do të puthem më me vajza. Kur i bëra 60 vjet, e pata një bisedë me gruan time. I thash: ‘Shiko, unë ende mund të luaj basket me shokët e mi. Unë luaj me djem që i kanë nga 35 vjet. Jam ende ne formë, mund të dal me ta. Por edhe 25 vjet, do të bëhem 85-vjeçar”, ka treguar Clooney për Daily Mail.

Aktori gjithashtu ka treguar se është ndier tepër keq kur një regjisor e ka kritikuar për mënyrën se si ai puthet.

“Më kujtohet në fillim të karrierës, më duhej të bëja një skenë duke u puthur me një vajzë, dhe regjisori më thotë: ‘Jo ashtu’. Kurse unë i thash: “Njeri, kjo është lëvizja ime. Kështu e bëj edhe në jetën e përditshme”, ka thënë Clooney.

Më herët gjatë këtij viti, aktori ka thënë se nuk ngutet më që të ketë sukses, pasi e ka shfrytëzuar karrierën në shumë mënyra dhe tash e vendos familjen në rend të parë, para interesave e ambicieve që ka në shoëbiz.

Clooney dhe Amal së fundmi kanë festuar 11-vjetorin e martesës, dhe ylli ka treguar se e kanë festuar me një darkë.

Ai gjithashtu pati thënë se në jetë e ka ndjekur fati i mirë.

“Mendoj se i vetmi mësim i jetës është të jesh vetja. Kur të vije një mundësi, duhet ta shfrytëzosh. Kam qenë shumë me fat në jetë. Por gjithashtu besoj se njeriu e krijon mundësinë për të pasur fat. Krijon mjaftueshëm mundësi, dhe kështu nganjëherë të prin fati”, ka thënë Clooney.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy