Real Madridi arriti fitore të rëndësishme ndaj Deportivo Alaves, pavarësisht presionit të vendasve në pjesën e dytë.
Golat e Kylian Mbappe dhe Rodrygo Goes i siguruan tri pikë “Los Blancos”-ëve, ndërsa në lojë u dalluan edhe Jude Bellingham, Vinicius Júnior dhe debutuesi Victor Valdepenas.
Pas ndeshjes, trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, u shpreh i kënaqur me lojën e skuadrës së tij dhe fitoren ndaj Alaves.
“Ishte një ndeshje konkurruese. Ne morëm epërsinë dhe pastaj humbëm pak kontrollin e topit. Në pjesën e dytë filluam mirë. Pësuam një gol nga e vetmja herë që Valdepenas bëri një gabim, sepse luajtën shumë mirë. Ekipi vazhdoi të luftonte fort në një stadium të vështirë, kundër një kundërshtari shumë intensiv. Ne largohemi të lumtur”, tha ai.
Alonso komentoi edhe penalltinë që nuk iu akordua Vinicius Junior.
“Më dukej si një penallti e pastër. Vinicius është shumë i shpejtë, ka kontakt dhe jam shumë i befasuar që nuk shkoi në VAR”, theksoi Alonso.
Ai shtoi se ekipi ka nevojë për më shumë qëndrueshmëri, por vlerësoi unitetin dhe përgatitjen e lojtarëve.
“Jemi shumë të përqendruar në lojën tonë. I jap shumë merita fitores së sotme sepse hynë me shumë lojtarë jashtë. E përgëzoj Valdepevas për debutimin dhe paraqitjen e tij të shkëlqyer. Një ndeshje nuk mjafton për të ndryshuar momentumin, por duhet të ndërtojmë mbi gjërat e mira që bëmë në këtë lojë”, përfundoi Alonso

