Dolce përballë Edit: Videot nga Italia nxjerrin në pah të vërtetën

by jonzefaj

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Kosova premton përplasje emocionesh dhe sqarime që nuk shtyhen më. Ajo që deri dje dukej si një ftohtësi e paqartë e Dolces ndaj Edit, tashmë merr formë zyrtare: produksioni ka paralajmëruar se Prime-i do t’i kushtohet anës tjetër që ajo shfaqi gjatë qëndrimit njëjavor në Grande Fratello.

Edi do të vihet përballë pamjeve që pritet të jenë tronditëse për marrëdhënien e tyre. Videot e sjella nga Italia do të ekspozojnë deklarata dhe qëndrime që bien ndesh me pritjen e tij brenda shtëpisë në Kosovë.

banner

Gjatë ditëve në Grande Fratello, Dolce u shfaq e prerë në distancimin nga çdo lidhje që mund ta lidhte me BBVK. E pyetur për meshkujt në shtëpinë kosovare, ajo u shpreh pa ekuivok:

“Ka disa që janë të bukur, por nuk janë tipi im. Asnjëri prej tyre nuk është tipi im.”

Për të vënë gjithçka në kontekst, produksioni do të transmetojë edhe momentin vendimtar: banorë që nuk e njohin Edin e pyesin thjesht “A ke ndonjë lidhje atje?”.

Përgjigjja e Dolces ishte një “Jo” e thatë, e përsëritur në mënyrë konsistente përgjatë javës, duke u prezantuar si krejtësisht “single”.

Ndërsa Edi priste rikthimin e saj me mall, Dolce bindte italianët se në Kosovë nuk e pret askush që i intereson realisht. Ky kontrast është boshti i Prime-it të sotëm një “shuplakë” vizuale që mund të ndryshojë gjithçka.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy