Haziri: Kurti është shkaktar i krizës politike që pas 9 shkurtit

by informim peje

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar në Debat Plus se Albin Kurti, si kryeministër në detyrë, është shkaktari i krizës politike që po vazhdoi në Kosovë që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai ka shtuar se frika e tij është që Kosova, pa Kuvend dhe pa Qeveri funksionale, mund të mbetet pa buxhet për vitin e ardhshëm dhe paralajmëroi vështirësi në krijimin e institucioneve të reja në fillim të janarit.

banner

“Faji i atribuohet vetëm atij që e shkakton, shkaktar i krizës politike pas 9 shkurtit është zoti Kurti. I cili politikisht ka marrë mandat prej qytetarëve ka qenë parti e parë më mbështetje të qytetarëve dhe është dashur me shkaktu ajo që pritej zbatimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Nënkupton menaxhim edhe suksesit politik të partisë së tij, të atij si i nominuar si kryeministër por ajo që ndodhi krejt është shkaktim i një krizë, menaxhim i asaj krize politike e cila nuk po përfundon me 28 dhjetor por po vazhdon kriza politike. Frika ime është se Kosova pa kuvend e pa qeveri ka me vazhdu me mbet edh epa buxhet, përfundimisht”, ka deklaruar Haziri.

“[Nuk mund të ketë krijim të shpejtë të institucioneve menjëherë në dy javët e para të janarit nëse certifikohen rezultatet e zgjedhjeve?] Është pak e besueshme që kjo gjendje pasqyron realitetin në Kosovë. Mosgatishmëria për bashkëpunim politik dhe inatet po e bartin krizën përpara. S’ka bashkëpunim politik”, ka deklaruar mes tjerash ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy