Hoti: Presidentja po e shndërron institucionin në zyrë politike, vizita e saj në Mitrovicë është shkelje e rolit kushtetues

by Nexhat

Shkuarja e presidentes Vjosa Osmani në Mitrovicë, për ta uruar ish-bashkëthemeluesin e partisë për marrjen e mandatit si kryetar komune, është shkelje e hapur e rolit kushtetues.

Kështu thotë ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.

banner

Vizita që Osmani ia bëri sot Faton Pecit, sipas Hotit, nuk përfaqëson unitet, por favorizime dhe përçarje.

“Kur Presidentja zgjedh kë të urojë sipas afërsisë partiake, Zyra e Presidentit shndërrohet në zyrë politike. Shkuarja në Mitrovicë për ta uruar ish-bashkëthemeluesin e partisë është shkelje e hapur e rolit kushtetues. Kjo Presidente nuk përfaqëson unitet, por favorizime dhe përçarje”, shkruan Hoti.

Reagimi i Hotit vjen pasi sot presidentja Osmani shkoj në Mitrovicën e Jugut për ta uruar Faton Pecin për marrjen e mandatit si i pari i kësaj komune

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy