KEK dhe komunat Obiliq e Fushë Kosovë me thellim bashkëpunimi

by Nexhat

Projektet kryesore që ka Korporata Energjetike e Kosovës ia ka bërë të ditura kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hashani, kryetarit të Obiliqit Halil Thaçi me te cilin zhvilloi takim sot.

Ai i ka treguar kreut të ri komunal se projektet kryesore përfshijnë modernizimin e njësive prodhuese, projektin e elektrofiltrave, i cili, thuhet se pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit, si dhe projektin solar me kapacitet prej mbi 100 MW.

banner

Por, që realizimi të jetë i suksesshëm, sipas KEK-ut duhet përkrahje nga Komunës së Obiliqit.

“Po ashtu, është theksuar se KEK Sh.A., në kuadër të përgjegjësive sociale të korporatës, është në fazën përfundimtare të procedurave administrative për projekte të dedikuara për komunitetin dhe banorët e Komunës së Obiliqit, si dhe do të angazhohet që buxheti në këtë fushë të rritet edhe më tej”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Nga ana tjetër, kanë bërë të ditur se kryetari i Obiliqit, Thaçi, ka shprehur gatishmërinë për të përkrahur të gjitha procedurat administrative të nevojshme për zbatimin e projekteve të KEK-ut.

“Njëkohësisht, ai ka paraqitur nevojën për përkrahjen e KEK Sh.A. ndaj komunës, veçanërisht në fushën e përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve, përmes projekteve konkrete si dhe aksioneve mbështetëse me makineri dhe resurse të tjera”, thuhet tutje në njoftim.

Në këtë takim bëhet e ditur se është arritur dakordim që të formohen ekipe të përbashkëta teknike për identifikimin dhe adresimin e të gjitha çështjeve me interes të ndërsjellë, përfshirë aspektet teknike, mjedisore dhe administrative.

“KEK Sh.A. ka njoftuar gjithashtu se, pas përfundimit të punës së ekipeve teknike, do të iniciohet procesi i hartimit të një Memorandumi Mirëkuptimi me Komunën e Obiliqit, i cili do të formalizojë fushat e bashkëpunimit dhe mekanizmat e koordinimit institucional. KEK Sh.A. mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të hapur dhe korrekt me pushtetin lokal, me synim realizimin e projekteve që kontribuojnë në përmirësimin e mjedisit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe mirëqenien e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Gjithashtu, Hashani ka zhvilluar takim edhe me kreun e Fushë Kosovës, Valon Prebreza, të cilin po ashtu e ka njoftuar për projektet e KEK-ut.

Kryetari i Fushë Kosovës, bëhet e ditur se ka shprehur gatishmërinë e plotë për të adresuar dhe përkrahur të gjitha procedurat administrative të nevojshme për realizimin e projekteve të KEK-ut.

“Njëkohësisht, ai ka falënderuar KEK Sh.A. për përfshirjen e Komunës së Fushë Kosovës në projektet komunitare dhe ka theksuar nevojën për përkrahje të mëtejme edhe në fusha të tjera që ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, përfshirë mbështetjen me makineri, resurse teknike dhe infrastrukturë rrugore”, thuhet në njoftim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy