Krasniqi: Muzika turbo-folk përdoret për imazh patriotik, por tregtia me Serbinë nuk ndalet

by informim peje

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus reagoi ashpër ndaj mënyrës se si pushteti, sipas tij, po përdor elemente të kulturës popullore për qëllime politike dhe propagandistike.

Ai tha se përmes muzikës po tentohet të ndërtohet artificialisht imazhi politik i partisë dhe liderit, duke synuar grupe të caktuara të shoqërisë.

banner

“Përmes muzikës turbo-folk, pushteti po përpiqet të ndërtojë artificialisht imazhin e partisë dhe të liderit. Këto përpjekje kanë vetëm një synim që të arrijnë te një audiencë me nivel më të ulët arsimimi dhe vetëdije kritike”, tha Krasniqi.

Ai theksoi se patriotizmi i pushtetit mbetet vetëm në nivel simbolik dhe artistik, ndërkohë që në praktikë veprimet janë të kundërta.

“Ironikisht, patriotizmi i tyre mbetet vetëm në këngë sepse në vepra nuk ndalet tregtia me mafien energjetike të Serbisë. Kjo është tipike për partitë populiste që i atribuojnë vetes merita për procese dhe zhvillime ku realisht nuk kanë asnjë kontribut”, shkroi Krasniqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy