Kryeministri Kurti viziton familjen Bllaca për ngushëllime, vlerëson kontributin e profesorit Nysret Bllaca

by informim peje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka vizituar për ngushëllime familjen Bllaca, me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit Nysret Bllaca, veteran i arsimit dhe personalitet i njohur i komunitetit.

Gjatë vizitës, Kurti vlerësoi lart figurën dhe kontributin e profesorit të ndjerë, duke theksuar se familja Bllaca përfaqëson “simbol të forcës, durimit dhe qëndresës së prindërve që kurrë nuk reshtën së kërkuari drejtësinë”.

banner

Profesori Nysret Bllaca dhe bashkëshortja e tij, profesoreshë Hava Bllaca, ishin prindër të Ardit Bllacës, i zhdukur me dhunë në moshën 18-vjeçare gjatë luftës në Kosovë.

Bashkë me Arditin, në prill të vitit 1999, u vra edhe nipi i profesorit, Alban Bllaca.

“Kujtimi për profesorin Nysret mbetet i paharrueshëm. Ai ishte një personalitet i nderuar, me gjurmë të pashlyeshme në komunitet dhe me kontribut të çmuar në fushën e arsimit”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri Kurti i shprehu familjes Bllaca ngushëllimet më të sinqerta dhe i siguroi se “institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë me përkushtim kërkimin për të vërtetën për të zhdukurit me dhunë gjatë luftës, derisa drejtësia të vihet në vend”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy