Lidhja Demokratike e Kosovës nesër do t’i prezantojë 110 kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kryetari Lumir Abidxhiku ka thënë se lista për deputetë e LDK’së është “listë e njerëzve me integritet, dije dhe përvojë; një ekip i ndërtuar për shtet, jo për propagandë”.
“Nesër, më 16 dhjetor, në AMC Hall, nga ora 18:00, prezantojmë të 110 kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputetë; ekipin me të cilin kërkojmë besimin e qytetarëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Lista 123, është një listë e njerëzve me integritet, dije dhe përvojë; një ekip i ndërtuar për shtet, jo për propagandë. Një ekip që e di pse garon dhe për kë punon. Në këtë mbrëmje do të shpalosi edhe Programin Politik tonin si dhe vizionin tim për Kosovën; një vizion të bazuar në normalitet, zhvillim, drejtësi dhe shpresë reale për secilin qytetar. Ju ftoj të jeni pjesë e këtij momenti të rëndësishëm. Të jemi bashkë për Kosovën që duam. Le të zgjedhim shpresën.”

