SUHAREKË/ Doktori kujdestar jep detaje për vdekjen e 8 vjeçares : Erdhi tek ne pa shenja jete

by Nexhat

Një 8 vjeçare ka ndërruar jetë dje në Suharekë.

Ajo është dërguar pa shenja jete dje rreth orës 21:30 në shërbimin urgjent të QKMF-së në Suharekë.

banner

Doktori kujdestar që e ka pranuar 8 vjeçarën në Urgjencë, ka dhënë detaje për gjendjen e saj.

“Atë e kemi pranu pa shenja jete, me bebëza të zgjeruara, pa tone të zemrës dhe pa frymëmarrja, acyanotike. Menjëherë kemi fillu me reanimim, adrenalinë dhe deturbilim, qysh shkojnë procedurat në raste të tilla. Fatkeqësisht ne si shërbim urgjent edhe si linja e parë në raste të tilla, nuk mund të marrim shumë informata rreth pacientit”, ka thënë doktori për T7.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy