Upamecano në ‘radarët’ e dy gjigantëve evropian

by Nexhat

Mbrojtësi francez i Bayern Munich, Dayot Upamecano, ka hyrë në planet e dy prej klubeve më të mëdha evropiane, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain, teksa e ardhmja e tij në “Allianz Arena” mbetet e paqartë.

Sipas mediave gjermane, Bayerni po synon rinovimin e kontratës së qendërmbrojtësit, por negociatat janë vështirësuar për shkak të kërkesave të larta financiare nga ana e lojtarit.

banner

Upamecano thuhet se ka kërkuar një bonus prej 20 milionë eurosh për të firmosur kontratën e re.

Duke qenë se kontrata aktuale e francezit skadon verën e ardhshme, Real Madrid dhe PSG kanë hyrë seriozisht në garë për shërbimet e tij, me klubin spanjoll që sipas burimeve shihet si favorit në këtë moment.

Megjithatë, në kampin bavarez mbizotëron optimizmi se do të arrihet një marrëveshje dhe se Upamecano do të vazhdojë të jetë pjesë e Bayern Munich, pavarësisht bonusit të kërkuar.

Nga ana tjetër, Real Madrid dhe PSG janë të gatshëm t’i plotësojnë kërkesat ekonomike të mbrojtësit titullar, i cili po e shfrytëzon situatën aktuale për të siguruar përfitimin maksimal në kontratën e ardhshme

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy