Xhaferi: LVV duhet të ketë rënie për shkak të bllokadës, do të ishte edukim për skenën politike

by Nexhat

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi ka thënë se pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit do duhej  të ketë formim të institucioneve dhe të shmanget zgjedhjet e reja.

Ai ka thënë se për të dal nga kjo situatë duhet të tregohet maturi politike.

banner

Xhaferi në Tëvë1, i pyetur për mundësinë e një bashkëpunimi me LVV-në pas 28 dhjetorit ka thënë se për këtë vendoset në Këshillin e Përgjithshëm të partisë.

“Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së e merr vendimin për çështjen e koalicioneve. Unë kujtoj që pas këtyre zgjedhjeve vendi do të duhej të orientohej në ecje përpara dhe nuk ka kuptim më asnjë proces i ri zgjedhor. Jemi në një situatë të papranueshme politike, vendi po shkon në dëme të njëpasnjëshme. Do duhet të gjendet pjekuri politike për të dal nga situata të tilla”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje  duhet të ketë rënie, pas sipas tij ajo është fajtorja kryesore për bllokadën institucionale.

Sipas, Xhaferit rënia e LVV-së do të ishte edukim i skenës politike për të mos përdorur kalkulime politike.

“Kjo formë e bllokadës institucionale padyshim q ë do të përkthehen në këto zgjedhje. LVV për këtë arsye do të duhet të bije, nëse ka të kundërtën atëherë bllokada dhe logjika të tilla do të ishin një rrugë për kalkulime politike. Do të ishte një edukim  i skenës politike nëse në këto zgjedhje do të ndodhte ajo çka po thamë unë”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy