Abdixhiku: Çdo nënë merr 2,400 euro për vitin e parë të fëmijës

by Nexhat

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar një nga zotimet kryesore sociale të programit të LDK-së, i cili ka për synim mbështetjen e drejtpërdrejtë të familjeve dhe nënave të reja në Kosovë.

Sipas tij, në momentin që lind një fëmijë, çdo nënë do të përfitojë mbështetje financiare prej rreth 2,400 eurosh në vitin e parë të jetës së foshnjës.

banner

Mbështetja, sipas programit të LDK-së, nuk përfundon pas vitit të parë.

“Në momentin që lind një fëmijë në Kosovë, në programin tonë, çdo nënë i merr rreth 2400 euro në vit. Që i bie rreth 200 euro në muaj për çdo të porsalindur për vitin e parë…

Vazhdon me i marrë prej 1 vjet deri 6 vjet çerdhe, dhe nga 50 euro në muaj. Në klasë të parë dhe të pesë mësimin tërë ditor, ushqehet mirë, mëson mirë. Në moshën e klasave 6 deri në shkollimin e mesëm fëmijët do të mësohet me edukimin e lëndës të inteligjencës artificiale… para fakultetit ne do t’i pranojmë në sektorin e teknologjisë informative 40 mijë të ri.. Një i porsa diplomuar, nuk e meriton të dal rrugëve, ne do të investojmë, do të ia garantojmë një punësim, me 500 euro”, ka thënë Abdixhiku në Debat Plus.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy