Berat Lahu publikon dokumentin që tregon se kompania e Vuk Hamoviqit u licencua nga ZRRE’ja në 2021

by Nexhat

Berat Lahu, asamblisti i pavarur në Komunën e Prishtinës, i cili dikur ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka publikuar një dokument të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që tregon  se ky institucion kishte licencuar Energy Financing Team (EFT)-në, kompaninë e biznesmenit serb, Vuk Hamoviq më 2021.

Kështu, ai i është përgjigjur Artane Rizvanollit dhe Armend Mujes.

banner

“Unë, Berat Lahu, nuk po shpif.  Armend Muja dhe Artane Rizvanolli më mirë është ta pranojnë se sa të perpiqen ta fshehin te vërtetën e tmerrshme dhe të pabesueshme të licencimit të EFT. Me 02 Shtator 2021, është Licencu EFT, nga ZRRE”, ka shkruar ai në Facebook.

Çështje e energjisë elektrike është temë, pasi janë ngritur dyshime për tregtim të parregullt me rrymë, që ndikojnë në tarifat finale.

Opozita vazhdimisht po kritikon pushtetin si të lidhur me “mafi energjetike”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy