Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj sot në emisionin “Ora 7” ka folur në lidhje me trafikun e ngarkuar dhe aksidentet fatale që kanë ndodhur së fundmi.
Ai përmes një lidhje direkte ka treguar faktorët që ndikojnë në këtë gjendje, përcjell Klankosova.tv.
“Ne jemi futur tani në sezonin gati dimëror dhe pikërisht janë disa elemente të faktorit incident, pastaj vjen edhe faktori rrugë, ajo që është duke u shfaqur këto ditë dhe është edhe faktori njeri përmes shpejtësisë së zhvilluar dhe kjo neve është duke na shqetësuar tej mase, për shkak se nga ana e Qeverisë nuk ka kurrëfarë masa preventive për parandalimin e tyre”, u shpreh ai.

