Ndërron jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

by informim peje

Ka vdekur kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Bastri Dubova, i cili ishte pjesë e listës zgjedhore të Partisë Liberale Egjiptiane.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Veton Berisha, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Berisha tha se Dubova ishte shpallur Qytetar Nderi në Komunën e Obiliqit nga kryetari i kësaj komune.

banner

“Në emër të Partisë Liberale Egjiptiane, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për ndarjen nga jeta të z. Bastri Dubova, aktivist kombëtar, anëtar i Lëvizjes Egjiptiane, anëtar i Partisë Liberale Egjiptiane, si dhe pjesë e listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Bastri Dubova është shpallur Qytetar Nderi në Komunën e Obiliqit nga kryetari i kësaj komune, z. Xhafer Gashi, falë punës dhe angazhimit të tij në të mirë të qytetarëve të Obiliqit.”

“Mikun tonë do ta kujtojmë përgjithmonë si një aktivist të palodhur, burrë fisnik dhe bujar. Humbja e tij është e madhe për familjen, miqtë dhe për gjithë komunitetin tonë egjiptian. Kontributi dhe angazhimi i tij do të mbeten gjithmonë të çmuara dhe të paharruara.”

“Njoftojmë se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më datë 16.12.2025, në fshatin Medvec, Komuna e Lipjanit, duke filluar nga ora 12:00. Partia Liberale Egjiptiane sot do t’i anulojë të gjitha aktivitetet zgjedhore, në kujtim të punës dhe veprës së të ndjerit z. Dubova. Fotografia më poshtë është fotografia e fundit e z. Dubova, e realizuar më 14.12.2025, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 28 dhjetorit”, ka shkruar Berisha.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy