PRIZREN/ Plagosja, i dyshuari arrestohet, i plagosuri jashtë rrezikut për jetë

by Nexhat

Një person është plagosur sot në fshatin Nashec të Prizrenit.

Për këtë rast është arrestuar një i dyshuar nga i cili është sekuestruar një armë me dy karikator.

banner

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot me datën 16.12.2025 rreth orës 12:37 Policia e Kosovës ka pranuar informacionin për një person të plagosur me armë zjarri në fshatin Nashec të Prizrenit. Patrulla policore menjëherë i është përgjigjur informatës ku ka menaxhuar me vendin e ngjarjes. Viktimës i është dhënë ndihma e parë mjekësore nga urgjenca dhe i njëjti është hospitalizuar për mjekim në spitalit rajonal të Prizrenit. I njëjti sipas mjekëve për momentin është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari lidhur me rastin është arrestuar dhe lidhur me këtë rast është sekuestruar një armë me dy karikator”, tha Bytyqi.

Ai shtoi se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Publik i shtetit dhe në bashkërendim me prokurorin e shtetit po ndërmerren të gjitha veprimet e domosdoshme ligjore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy