Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, në një postim në profilin e tij në Facebook, ka shpjeguar në pak pika programin qeverisës të LDK-së, me të cilin garojnë në zgjedhjet e 28 Dhjetorit.
“Kosova ka nevojë për zhvillim REAL, jo improvizime dhe popullizem”, shkruan Rukiqi, duke dhënë detajet e programit:
“💶 5 miliardë € investime për zhvillim ekonomik
📈 5–7% rritje ekonomike: vende pune dhe paga më të mira
💻 150 milionë € për ICT, digjitalizim & Inteligjencë Artificiale
👩🏫 1,000 € paga bazë për mësuesit
👮♂️👨🚒 900 € paga bazë për policët, ushtarët & zjarrfikësit
🎓 Punësim dhe trajnim i garantuar për çdo të sapodiplomuar: punë, dinjitet dhe shpresë për të rinjtë
🏡 0% kamatë për blerjen e banesave, për çiftet e reja dhe familjet e reja
⚡ Central me gaz, që të mos jemi të varur nga rryma e shtrenjtë e importuar
🌞 Mega-projekte në energji të ripërtëritshme: energji më e lirë për qytetarët dhe bizneset
🚗⚡ Veturat elektrike: 0% tarifa doganore
🏔️❄️ Brezovica & Peja: qendra moderne skijimi dhe destinacione globale per turizëm”, ka deklaruar ai.

