Tomiyasu prezantohet te Ajax: Fillim i ri pas periudhës më të vështirë

by Nexhat

Mbrojtësi japonez Takehiro Tomiyasu është rikthyer në futbollin aktiv pas një periudhe të gjatë lëndimesh, duke u transferuar te Ajax.

Njëzet e shtatë vjeçari ka nënshkruar kontratë gjashtëmujore me klubin nga Amsterdam dhe ka pranuar se periudha e kaluar ka qenë më e vështira në karrierën e tij.

banner

Tomiyasu kishte luajtur ndeshjen e fundit zyrtare me Arsenal më shumë se katërmbëdhjetë muaj më parë, për shkak të një lëndimi serioz në gju. Ai zhvilloi vetëm një ndeshje gjatë sezonit 2024/25, para se të kishte nevojë për një tjetër operacion dhe të mos rikthehej më në fushë. Në korrik, kontrata e tij me Arsenal u ndërpre me marrëveshje të dyanshme, ndërsa lojtari u kthye në Japoni për t’u rikuperuar.

Në prononcimin e tij për Ajax TV, Tomiyasu është shprehur i emocionuar për këtë kapitull të ri. “Kam qenë jashtë për rreth një vit dhe ka qenë periudha më e vështirë për mua. Por nuk u dorëzova kurrë dhe punova shumë. Ky transferim më duket si një fillim i ri”, ka thënë ai.

Japonezi ka theksuar se besimi që i kanë dhënë drejtuesit e Ajax ka qenë vendimtar për të. Edhe pse klubi po kalon një periudhë të vështirë, me rezultate jo të mira në kampionat dhe në Evropë, Tomiyasu beson se Ajax ka ende shanse për të luftuar për titullin.

Tomiyasu vjen në Ajax si një nga lojtarët më me përvojë në skuadër dhe ka paralajmëruar se do të mundohet të jetë shembull për futbollistët e rinj. Ai ka thënë se mund të luajë në çdo pozicion të mbrojtjes dhe u premtoi tifozëve angazhim maksimal. “Premtoj se do të jap 100 për qind për ekipin, pa marrë parasysh pozicionin. Dua të fitoj diçka me Ajax. Nuk kam fituar ende asnjë trofe dhe mendoj se ka ardhur koha”, është shprehur Tomiyasu

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy