“A është Raphinha basketbollist?”, gruaja e brazilianit reagon dhe më pas e fshin postimin pas mospërfshirjes në formacionin e vitit

by Nexhat

Mungesa e Raphinhës në formacionin më të mirë të vitit nga FIFA ka shkaktuar reagime të shumta, përfshirë edhe një reagim publik nga bashkëshortja e tij, Natalia Rodrigues.

Ajo shprehu habinë në rrjetet sociale, duke vënë në dyshim përjashtimin e anësorit të Barcelonës nga Best XI.

banner

Sipas medias portugeze A Bola, ajo shkroi në një “story” në Instagram, tashmë të fshirë: “A është Raphinha basketbollist?”

Formacioni u shpall në Doha, me emra të njohur si Donnarumma, Van Dijk, Bellingham, Pedri, Lamine Yamal dhe Dembélé.

Për shumë tifozë dhe analistë, përjashtimi i Raphinhës ishte surprizë, sidomos pas një sezoni të jashtëzakonshëm 2024/25, ku braziliani kontribuoi me 34 gola dhe 26 asistime, duke ndihmuar Barcelonën të fitojë La Ligën dhe të arrijë gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, dëmtimet dhe vetëm 10 paraqitje këtë sezon duket se kanë ndikuar në vendimin e FIFA-s. Pavarësisht kësaj, Raphinha mbetet një nga lojtarët më vendimtarë të Barcelonës, ndërsa debati për zgjedhjet e FIFA-s vazhdon.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy