BE-ja lëshon 181 milionë eurot e programeve IPA për Kosovën

by informim peje

Bashkimi Evropian, një ditë pasi u njoftua se i ka hequr një pjesë të masave ndëshkuese financiare ndaj Kosovës, tashmë ka lëshuar 181 milionë euro shtesë nga fondet IPA.

Kështu njoftoi Zyra e BE-së në Kosovë, e cila shtoi se në pritje janë edhe 882 milionë euro tjera të dedikuara për Kosovën në kuadër të Planit të Rritjes. U theksua se BE-ja mbetet partneri më i fuqishëm i Kosovës.

banner

“Me lirimin tashmë të 181 milionë eurove shtesë nga fondet IPA dhe me 882 milionë euro të dedikuara për Kosovën në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Evropian mbetet partneri më i fuqishëm i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare”.

“Këto fonde i shtohen mbi 3.7 miliardë eurove që BE-ja ka investuar në Kosovë që nga viti 1999”, njoftoi Zyra e BE-së në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy