New York Knicks mundin San Antonio Spurs në finale, fitojnë NBA Cup

by Nexhat

New York Knicks kanë fituar NBA Cup 2025, pasi kanë mundur në finale 124-113 San Antonio Spurs. Ndeshja u zhvillua në Las Vegas.

Pjesa më e madhe e lojës ishte e ekuilibruar dhe vetëm në fund Knicks kanë krijuar shkëputjen, të udhëhequr nga OG Anunoby, i cili realizoi 28 pikë, dhe nga Jalen Brunson, autor i 25 pikëve.

banner

Vendimtar ishte edhe kontributi i Karl-Anthony Towns, që e mbylli ndeshjen me 16 pikë dhe 11 ribaunde, pavarësisht një dëmtimi në pulpë, që e limitoi disi. New York e ndërtoi suksesin, duke dominuar lojën poshtë koshit, me një 59-42 në llogaritë finale të ribaundeve.

Ky ishte edicioni i 3-të i NBA Cup, që më parë ishte fituar nga Los Angeles Lakers dhe Milwaukee Bucks, respektivisht në 2023-shin dhe në 2024-ën. Çdo lojtar i skuadrës fituese do të përfitojë 318.560 dollarë ekstra për trofeun

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy