“Përgjimet e Ballukut implikojnë Ramën”, Këlliçi: Emri i kryeministrit përmendet haptas si përcaktues i tenderave

by Nexhat

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me disa komunikime të zbardhura të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është e pandehur nga SPAK, ndërsa së fundmi prokuroria ka kërkuar edhe arrestimin e saj.

Sipas Këlliçit, në këto komunikime përmendet drejtpërdrejt emri i kryeministrit Edi Rama si figura kyçe në vendimmarrjen për tenderat publikë.

banner

Këlliçi e cilëson këtë si “provën përfundimtare”, duke deklaruar se nga përgjimet rezulton se Balluku flet hapur për kryeministrin si përcaktuesin e vërtetë të aferave tenderuese. Sipas tij, edhe vetë Balluku shfaq pakënaqësi që zhvillimi i aferave korruptive ka ndodhur pa dijeninë e saj, gjë që, sipas deputetit të PD-së, tregon një mënyrë funksionimi që i ngjan një strukture mafioze.

“Ky fakt tregon se përveç Belinda Ballukut, ekziston një aktor tjetër edhe më i fuqishëm në vendimmarrjen për grabitjen e fondeve publike. Ai është Edi Rama,” shkruan Këlliçi në reagimin e tij

Deputeti demokrat thekson se heqja e imunitetit të Belinda Ballukut dhe kufizimi i mundësisë së saj për të ndikuar në prishjen e provave duhet të jetë vetëm hapi i parë. Sipas tij, kjo çështje duhet të pasohet domosdoshmërisht nga dorëheqja e kryeministrit dhe një hetim i thelluar dhe i plotë ndaj tij.

Këlliçi shprehet se Edi Rama, sipas tij, meriton të ketë të njëjtin fat ligjor si Erion Veliaj dhe Belinda Balluku, jo vetëm si bashkëpunëtor, por si drejtues i asaj që ai e quan “organizata” që ka ndërtuar këtë skemë korrupsioni

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy