Putin: Thirrjet e Perëndimit për përgatitje për luftë janë gënjeshtra

by Nexhat

Presidenti rus, Vladimir Putin tha sot se Perëndimi ka bërë disa herë thirrje për t’u përgatitur për një luftë të madhe me Rusinë – duke e përshkruar këtë si “histeri” dhe “gënjeshtër”, raporton “Reuters”.

Ai tha gjithashtu se nëse Ukraina dhe Perëndimi braktisin bisedimet e paqes, atëherë Rusia do të marrë territoret që pretendon në Ukrainë me mjete ushtarake.

banner

Kremlini tha më herët se qëndrimi i Rusisë për dislokimin e trupave evropiane në Ukrainë – sipas një marrëveshjeje të mundshme paqeje – të ndërmjetësuar nga SHBA-ja – ishte i njohur gjerësisht, por vendi mbetej i hapur për diskutime.

“The New York Times” raportoi se sipas propozimeve aktuale të SHBA-së, Ukraina do të merrte një garanci sigurie nga Perëndimi dhe se një forcë ushtarake e udhëhequr nga Evropa do të ndihmonte Ukrainën – duke vepruar në Ukrainën Perëndimore larg vijave të frontit.

“Nuk do të doja të jepja një koment të vazhdueshëm për median në lidhje me diplomacinë, por qëndrimi i Rusisë – që kundërshton çdo dislokim të tillë – është i qartë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Qëndrimi ynë mbi kontingjentet ushtarake të huaja në territorin e Ukrainës është i njohur mirë dhe absolutisht i qëndrueshëm dhe i kuptueshëm. Por sërish, kjo është një temë për diskutim”, u tha Peskov gazetarëve.

Gjithashtu, Peskov tha se i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff nuk pritej të vizitonte Moskën këtë javë.

“Rusia pret që SHBA-ja të informojë Moskën për rezultatet e bisedimeve me Ukrainën sapo të jetë gati”, shtoi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy