Tragjedi në futbollin anglez: Ndërron jetë talenti 21 vjeçar

by Nexhat

Futbolli anglez është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të Ethan McLeod, ish-talenti i akademisë së Wolverhampton Wanderers dhe futbollist i Macclesfield FC. 21-vjeçari humbi jetën në një aksident automobilistik në autostradën M1, pranë Northamptonit, teksa po kthehej në shtëpi pas fitores 2-1 të skuadrës së tij ndaj Bedford Town.

Klubi i Macclesfield FC konfirmoi vdekjen përmes një njoftimi emocional, duke e cilësuar McLeod si një lojtar të talentuar, të respektuar dhe me një personalitet që linte gjurmë tek të gjithë. “Lajmi ka shkatërruar gjithë klubin dhe dhimbja është e papërshkrueshme”, thuhet në deklaratë.

banner

McLeod kishte kaluar dhjetë vite në akademinë e Wolves, kishte luajtur si i huazuar te Alvechurch FC dhe më pas kishte pasur eksperienca te Rushall Olympic dhe Stourbridge, përpara se të nënshkruante këtë verë në National League North.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa bota e futbollit i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe klubit për këtë humbje të rëndë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy