‘Tuta’ e zhurmshme e VV-së në KQZ, fletëvotimet origjinale u shkojnë votuesve në diasporë

by Nexhat

Në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, një nga pretendimet e Lëvizjes Vetëvendosje është zbehur.

Pavarësisht deklaratave të mëhershme të zyrtarëve të kësaj partie, të cilët kishin shprehur dyshime se fletëvotimet e dërguara me postë nuk do të arrinin në kohë të votuesit në diasporë, realiteti ka rezultuar ndryshe.

banner

Zarfet me fletëvotime tashmë kanë mbërritur në adresat e mërgimtarëve, fakt i konfirmuar nga disa qytetarë jashtë vendit që i kanë pranuar ato. Këto fletëvotime janë publikuar edhe në disa profile të mërgimtarëve në rrjetin social Facebook,

“Plikot me fletëvotime në Gjermani kanë mbërri, obligimin qytetar ndaj vendit tim po e kryejmë”, ka shkruar një qytetar.

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ shprehën dyshime se dërgimi i fletëvotimeve origjinale në diasporë nuk do të realizohej brenda afateve të parashikuara.

Anëtari i kësaj partie në KQZ, Alban Krasniqi, më 25 nëntor të këtij viti, gjatë një mbledhjeje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kishte kërkuar që fletëvotimet t’u dërgoheshin votuesve jashtë Kosovës përmes emailit.

Lidhur me këtë çështje, ai kishte reaguar edhe përmes një postimi në Facebook, ku akuzonte ish-opozitën se po e pengon mërgatën në ushtrimin e së drejtës së saj kushtetuese, duke shtuar se “kjo po bëhet në koordinim me Listën Serbe”./Klankosova.tv

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy