Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pyeti “pse drejtësia është kaq e ngadalshme”, teksa po flet për rastin e Faruk Mujkës.
Sipas tij “faktet janë e dëshmitë për procedurat e përzgjedhjes” së Faruk Mujkës në krye të Iber Lepencit. Duke shtuar se “këto gjëra që po fliten sot janë thënë që katër vite me tupan”.
“Kur kanë ardhë këta në qeveri (LVV), nuk e kanë respektu atë marrëveshje që u thirrshin në parime… Sepse ne e kemi një aferë që ka qenë Pronto dhe ka pas aktakuzë për interferime dhe tash ne po i shohim me fakte”, tha Zemaj në Pressing.

