Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës i ftuar sonte në Pressing në T7, tha se nuk ka dilema që “Lëvizja Vetëvendosje është bërë një lëvizje bullizuese”.
Ai vlerësoi se përfshirja e Kurtit në fushatën zgjedhore për Prishtinën e ka penalizuar vetë atë.
“Kurti me angazhimin e vet në fushatë, nuk është figurë që mun e fton votuesin e PDK-së me i dhanë votë kandidatit të vet. Përfshirja e tij në fushatë, mendoj që e ka penalizu…”, tha Ismaili.

