Aksioni AKI-Polici: Në mesin e të arrestuarve kryetari i gjykatës në Graçanicë dhe një ish-ministër

by Nexhat

Policia në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë kanë zhvilluar sot një aksion kundër keqpërdorimit dhe korrupsionit.

Në këtë aksion janë arrestuar disa zyrtarë, në mesin e të cilëve edhe J.M, kryetar i Gjykatës në Graçanicë dhe dhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë F.I.

banner

Detaje për këtë aksion ka dhënë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Në këtë rast janë të përfshirë disa zyrtarë të lartë publikë dhe persona përgjegjës, përfshirë: kryetarin e degës së Gjykatës së Graçanicës, J. M.; zyrtarë nga avokatura N. K., M. D. dhe B. D.; ekspertin e gjykatës Sh. T.; zyrtarin në Departamentin e Shpronësimeve; zyrtari i ATK G.L si dhe ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, F. I. Sipas dyshimeve, personat e lartpërmendur kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Republikës së Kosovës. Ky grup dyshohet se, përmes korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ka iniciuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës me qëllim të rikompensimit të paligjshëm për shpronësimet e kryera gjatë viteve 2011–2015, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga fondet publike”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy