Bashkimi rikthehet te fitorja, Trepça sërish mund Borën

by Nexhat

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Pas katër humbjeve, Bashkimi u rikthye te fitorja, duke mundur Golden Eagle Yllin në Therandë me rezultat 78:77 (28:22, 21:24, 19:14, 10:17).

banner

Në një sfidë interesante dhe të luftuar deri në momentet e fundit, ishin prizrenasit më të vëmendshëm në fund, që u ndihmoi të shënojnë fitore, derisa therandasit tentuan deri në fund, por pa sukses.

Kyan Anderson kishte 22 pikë e tetë asistime te prizrenasit, ndërsa Lejson Zeqiri shtoi 15 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te therandasit Antëan Scott shënoi 23 pikë.

Bashkimi pas 12 javësh ka tetë fitore e katër humbje, kurse Golden Ealge Ylli tri fitore e nëntë humbje.

Ndërkaq, Trepça pas 48 orësh sërish ka fituar ndaj Borës me shifrat 84:76 (22:20, 25:15, 21:21, 16:20).

Mitrovicasit ishin më të mirë, sidomos në periudhën e dytë, kurse në periudha tjera sfida ishte kryesisht e baraspeshuar, por mjaftoi që vendasit të shënojnë fitore shumë të vlefshme.

Te ‘Xehetarët’, Drilon Hajrizi kishte 20 pikë e tri kërcime, kurse te prishtinasit u dallua Tyler Cheese me 24 pikë e tetë kërcime.

Trepça mbetet në vendin e parë me nëntë fitore e tri humbje, kurse Bora ka pesë fitore e shtatë humbje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy