Detaje të reja nga rasti në Junik: Policia u lajmërua nga qytetarët, të moshuarat s’ia kishin hapur telefonin familjarëve

by Nexhat

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova, ka dhënë detaje për rastin në Junik ku dy gra kanë mbetur pa vetëdije, e më pas njëra prej tyre ka vdekur.

Ai në një prononcim për media tha se bëhet fjalë për dy të moshuara që jetonin në një shtëpi.

banner

Rastin e kishin lajmëruar qytetarët pasi familjarët i kanë telefonuar ato por nuk janë përgjigjur.

“Me datë 17.12.2025, rreth orës 15:15, Policia është njoftuar nga qytetaret se në lagjen Pepsh në Junik, në një shtëpi ku jetonin dy gra të moshuara, nuk po e hapin telefonin dhe familjarët janë të brengosur, Policia menjëherë kanë dalë ne vendin e ngjarës, brenda shtëpisë ishin dy gra të shtrira, ne vendngjarje kanë dalë edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar se njëra nga viktimat, është pa shenja jete, ndërsa tjetra është dërguar me autoambulancë në spitalin e Gjakovës, e më pas ne QKUK-Prishtine, për tretman  mjekësor. Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar ne IML- Prishtinë, për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente të DRP Pejë”, tha Rugova

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy